Presidenti Ilir Meta ka uruar në një mënyrë të veçantë Ditën e Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Meta shfaqet me nipin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Të dashur miq,
Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!” shkruan kreu i shtetit.
Më herët një urim për 28 Nëntorin përcolli edhe kryeministri Edi Rama. sakaq, shqiptarët festojnë këtë të diel 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. g.v/abcnews.al