Presidenti Ilir Meta iu uron të gjithë besimtarëve bektashinj për festën e Shenjtë të Abaz Aliut!
Kreu i Shtetit përcjell urimin e tij, duke thënë se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!
Në postimin e tij në Facebook Meta sjell në vëmendje disa vargje kushtuar Abaz Aliut.
LEXO EDHE: Pelegrinazh 5 ditor në malin e Tomorrit, kremtohet në kohë pandemie festa e “Abaz Aliut”
Postimi i plotë:
Abaz Aliu zu’ Tomorr,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë”
Se Zoti e desh”.
Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar, Festën e Shenjtë të Abaz Aliut!
Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja!
Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!/abcnews.al