Presidenti Republikës, Ilir Meta, ka zgjedhur vargjet e Naim Frashërit për të uruar fëmijëve festën e 1 Qershorit.
Kreu i shteti me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se fëmijët duhet të rriten në një Shqipëri të barabartë, e një mjedis të shëndetshëm.
“Me shumë gëzim ju bashkova sot festës së fëmijëve për të ndarë me ta urimin e ngrohtë të çdo prindi: Gëzuar 1 Qershorin!
Çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.
Të ecim dorë për dore me ta dhe t’i mbështetim në dëshirat e tyre, duke i dëgjuar dhe i ndihmuar të zhvillojnë cilësisht aftësitë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur, që meritojnë, në Atdheun e tyre.
“Falu gjithë mirësitë
Të rrojnë me nder në jetë
Të mësojnë dituritë
Të bëhen të vërtetë
Të nderojnë Mëmëdhenë
Vlerat t’ja lartësojnë
Mbi gjithë botën ta ngrenë
Si lule ta zbukurojnë!” – Naim Frashëri ”, shkruan Meta.
/abcnews.al/