Presidenti Ilir Meta ka uruar publikisht ish-kryeministrin Sali Berisha me rastin e ditëlindjes.
Berisha mbush sot 76 vjeç, ndërsa Meta ka zgjedhur rrjetet sociale të përcjellë mesazhin e tij për ish kryeministrin.
“Dy urime për Doktorin:
Pranvera pa fund!
Malet tona më të larta! #EDHE100”, ka shkruar Meta në Facebook.
Me rastin e ditëlindjes së tij të 76-të edhe vetë ish kryeministri postoi një foro në rrjetet sociale, ku shfaqej me bashkëshorten Liri Berisha.
Ish-lideri demokrat shprehu mirënjohje atyre që kanë qenë mbështetja e tij, në atë që e quan udhëtimin 76-vjeçar. g.v/abcnews.al