Meta thirrje të rinjve në protestë: Mos u provokoni nga talebanët, demokracia do triumfojë

schedule17:54 - 18 Maj, 2020

schedule 17:54 - 18 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar mbështetjen për protestën e artistëve kundër Shembjes së Teatrit.

Meta ka ndarë një foto të disa të rinjve, krah së cilës i kërkon atyre të mos provokohen nga ata që ai i quan Talebanë, ndërsa deklaron se demokracia do të triumfojë.

“Rinia e Shqipërisë, pasuria jonë më e madhe! Mos u provokoni nga Talebanët! Demokracia do Triumfojë! Me qetësi dhe dashuri për Shqipërinë!”, shkruan Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!