Meta thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore: Merrni në shqyrtim kërkesat e tyre

schedule20:06 - 13 Qershor, 2020

schedule 20:06 - 13 Qershor, 2020

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që të marrë në shqyrtim të gjitha shqetësimeve që kanë shfaqur maturantët lidhur me nivelin e pyetjeve në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë.

Meta thotë se po ndjek me shqetësim kërkesat e maturantëve ndërsa shton se edhe vetëm zëri i vetëm i njërit prej tyre duhet dëgjuar dhe vlerësuar për paqartësitë e hasura në kohë pandemie.

Ai thekson se provimi i maturës duhet të shërbejë si vlerësim i drejtë i dijeve të tyre dhe jo si ndëshkim ndaj pamundësisë për të arritur rezultatet e kërkuara në këto kohë të vështira.

“Po ndjek me shqetësim protestën e maturantëve dhe kërkesat e tyre ndaj autoriteteve përgjegjëse.

I bëj thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që në përmbushje të detyrimit ligjor dhe përballë kërkesave të studentëve, në transparencë të plotë, të marrë sa më parë në shqyrtim të gjitha shqetësimet e tyre dhe t’u përgjigjet me përgjegjësi të plotë.

Edhe zëri i vetëm i një maturanti duhet dëgjuar, vlerësuar dhe sqaruar për paqartësitë dhe vështirësitë që ka hasur në këtë kohë pandemie.

Viti që kaloi ka qenë shumë i vështirë për të gjithë sistemin arsimor, por në mënyrë të veçantë për maturantët tanë.

Provimi i Maturës Shtetërore të shërbejë si një vlerësim i drejtë i dijeve të tyre në kohë të vështira, dhe jo si një ndëshkim ndaj pamundësisë objektive të studentëve dhe kufizimeve të pamerituara për arritjen e rezultateve të kërkuara!”, shkruan Meta./abcnews.al