Meta takon Zaev-in në Shkup: E falenderova për kontributin në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike

schedule20:15 - 13 Janar, 2022

schedule 20:15 - 13 Janar, 2022

Presidenti i Republikws Ilir Meta, gjatw vizitws sw tij zyrtare nw Maqedoninw e Veriut, ka takuar edhe kryeministrin e dorwhequr tw vendit Zoran Zaev. Meta ka publikuar nw llogarinw e tij nw Facebook disa pamje nga takimi.

Në postimin e tij kreu i shtetit shkruan se e falenderoi Zaev-in për kontributin e tij për arritjen e Marrëveshjes së Prespës si dhe për anëtarësimin e vendit në NATO. Po ashtu, Meta thotë se i shprehu falenderime Zaev-it për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretinke dhe konsolidimin e demokracisë në vend.

ILIR META NË FACEBOOK

“Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falenderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Po kështu, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm.”

Gjatë vizitës së tij në vendin fqinj, kreu i shtetit u takua me homologun maqedonas Stevo Pendarovski, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe figura të tjera të rëndësishme politike në vend. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!