Meta takon ministrat e jashtëm të BE: Çelja e negociatave me rëndësi për Shqipërinë

schedule13:28 - 23 Maj, 2021

schedule 13:28 - 23 Maj, 2021

Presidenti Ilir Meta është takuar me tre ministrat e Jashtëm të BE në presidencë. Meta shprehet se duke vlerësuar presidencën e ardhshme sllovene të BE-së si mundësi për vendin dhe rajonin, është ndalur tek rëndësia që ka çelja e negociatave të Shqipërisë.

“Kënaqësi të takohesha me përfaqësuesit e vendeve të “Grupi C5” të kryesuar nga Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, z.Anze Logar, që do të kryesojë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian, që nga korriku 2021.

Vlerësova miqësinë tradicionale mes këtyre vendeve dhe Shqipërisë duke i falënderuar veçanërisht për ndihmën dhe mbështetjen miqësore dhe të vazhdueshme, që i japin Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Duke vlerësuar Presidencën e ardhshme sllovene të BE-së si mundësi të favorshme për vendin tonë dhe për të gjithë rajonin, nënvizova rëndësinë, që ka çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe përparimi me shpejtësi në këtë proces.

Duke uruar, që të gjitha përpjekjet e përbashkëta si për zbatimin e reformave ashtu edhe për një vendimmarrje pozitive europiane të korrin sukses të shpejtë, i falënderova edhe një herë të tria vendet për mbështetjen e sinqertë dhe këmbëngulëse”, shkruan Meta./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!