Meta takon Kryeministrin e Estonisë: Besim te Vendet Balltike për vendimin 18 tetorit

schedule10:39 - 2 Tetor, 2019

schedule 10:39 - 2 Tetor, 2019

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas. Përmes një postimi në facebook, të shoqëruara edhe me disa foto nga takimi, kreu i shtetit shprehet se ka marrë mirënjohje sa i takon kontributit të vendit tonë në forcimin e sigurisë në rajonin e Balltikut, në kuadër të NATO-s, si dhe në misionin ushtarak në Letoni. Gjithashtu Presidneti u shpres se ka besim te Vendet Balltike për vendimin 18 tetorit.

Postimi i Presidentit Meta në facebook:

Një takim miqësor, mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Estonisë, z.Juri Ratas. Shqipëria dhe Estonia kanë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.

Kryeministri Ratas më shprehu mirënjohjen për kontributin e vendit tonë në forcimin e sigurisë në rajonin e Balltikut, në kuadër të NATO-s, në misionin ushtarak në Letoninë fqinje.

Shqipëria duhet të përfitojë nga modeli i shkëlqyer i E-Estonia në inovacion, start-up dhe e-services. Një fushë e bashkëpunimit është edhe ajo e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, ku përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer në kuadër të sfidave të përbashkëta që ndajmë si dy vende anëtare të NATO-s.

E falenderova për mbështetjen konstante që Estonia ka dhënë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Kemi besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit! ????? /abcnews,al