Meta takon Haradinajn: Shqipëria dhe Kosova meritojnë të kenë vendin e tyre në BE

schedule19:21 - 23 Korrik, 2022

schedule 19:21 - 23 Korrik, 2022

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosvës, Ramush Haradinajn.

Në postimin e tij në Facebook, Meta shkruan se gjatë bisedës me Haradinajn ndanë mendimin se sqhipëria dhe Kosova e meritopjnë integrimin në familjen e madhe Erupiane.

Postimi i Metës:

??❤️??Me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj takimet janë përherë vëllazërore.

Zhvilluam një bisedë të hapur në Prishtinë për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, në dobi të qytetarëve tanë.

Ndamë të njëjtin vlerësim se Shqipëria dhe Kosova meritojnë të kenë vendin e tyre në familjen e kombeve europiane dhe se përparimi ynë drejt BE duhet të jetë një mision parësor dhe i palëkundur.

/Abcnews.al/