Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar gjatë ditës së sotme me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian dhe një përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Takimi është zhvilluar në Pallatin e Brigadave dhe ka zgjatur mbi një orë.
Burime nga institucioni i Presidencës bëjnë me dijë se është diskutuar mbi krizën politike në vend dhe rrezikun e konfliktit civil për të cilën ka shprehur shqetësim Presidenti Meta.
Kryetari i Shtetit i ka njohur ambasadorët e Bashkimit Evropian edhe mbi arsyet që e cuan të çdekretonte datën e zgjedhjeve në 30 qershor dhe se vendimi i tij ishte i ligjshëm dhe i bazuar në kushtetutë. /ABC News Albania 24/7

