Presidenti Ilir Meta i është rikthyer komunikimit të përjavshëm me gazetarët ditën e premte.
Kreu i shtetit fjalën e tij para gazetarëve e ka nisur duke komentuar situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi ynë nga përhapja e Covid 19.
Meta ka deklaruar se qeveria nuk e ka vëmendjen te menaxhimi i situatës, sipas tij vendi është në prag të katastrofës kombëtare.
Ndër të tjera ai ka kërkuar nga qeveria që të bëhen transparente informacionet në lidhje me transparencën e vaksinave anti-COVID, gjithashtu ka kërkuar që të rishikohet buxheti për përballimin e pandemisë.
“Që nga fillimi i pandemisë nuk ka një plan të qartë për furnizimin e vendit me vaksina duke rrezikuar një katastrofë pandemike. Plane të ndryshueshme dhe jo transparente për vaksinën nuk mund të jenë alibi për qytetarët, e infektuar dhe për ato që po humbin jetën. Duhet të zbatohen vetëm kriteret e moshës së vendosura ndërkombetarisht dhe jo klasifikim klasash politike dhe autoritetesh për të marrë vaksina pasi kjo është diktaturë. Nuk mund të lihen me institucionet pa pajisjet e domosdoshme dhe barnat e domosdoshme për të luftuar këtë pandemi. Nuk mund të lihen qytetarët të përballen me çmimet marramendëse të testeve dhe për kurën e sëmundjes.
Nuk mund të lihen qytetarët në mëshirë të fatit. Është koha për të rishikuar buxhetin e shëtit në mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe duke investuar në mënyrë konkrete tek përparësitë. Është për të ardhur keq që për një vit janë injoruar kërkesat e presidentit dhe këshillit të sigurisë, por janë injoruar çdo kërkesë dhe sugjerim duke i politizuar. Nuk mund të fajësohet qeveria për pandeminë, por disa standarte mund ti kishim në nivel me vendet e rajonit. Mbështetja më e madhe përveç shëndetësinë duhet të shkonte për bizneset që janë dëmtuar dhe jo në mbështetje të koncesioneve. Tunelet imagjinare presin por jo shëndeti i qytetëve”, ka thënë Meta.e.su./abcnews.al