Meta shpërndan urimin e Kardinal Troshanit për Fitër Bajram: Harmonia ndërfetare, vlerë e kombëtare

schedule13:39 - 24 Maj, 2020

schedule 13:39 - 24 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar kardinalin katolik Ernest Simoni Troshani, për urimin e tij ndaj besimtarëve myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook thekson se harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare.

Kardinali në mesazhin e tij të urimit, ka theksuar se Fiter Bajrami është vërtet dita e kushtrimit, dita për të treguar dashurinë për Zotin.

Është dita për të treguar dashurinë për Zotin. Ju vëllezër myslimanë të Shqipërisë kudo që janë ju uroj shëndet, mirëqenie, dashuri, të jeni të bashkuar. Fiter Bajrami është dita e kushtrimit. I madhi Zot do iu japë të gjithë atyre që e mbajnë, e duan, e ndihmojnë popullin, paqe, begati e shëndet të gjithë atyre që e duan”, ka thënë kardinali.

Ndërkohë presidenti Meta falenderon të gjithë udhëheqësit fetarë në vend për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse.

Reagimi i plotë:

Harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare, aset i çmuar i historisë, traditës dhe shoqërisë tonë që duhet ta ruajmë gjithmonë fort si sytë e ballit dhe duhet të na udhëheqë për më shumë zhvillim, begati e paqe sociale!

Falenderoj Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin, jo vetëm në ditë feste, por veçanërisht në momente të vështira!

GËZUAR TË GJITHË BASHKË FITËR BAJRAMIN!/abcnews.al