Meta: Shashkat e provokatorëve duan të largojnë vëmendjen nga kutitë e votimit, çdo votë të rinumërohet

schedule14:57 - 30 Prill, 2021

schedule 14:57 - 30 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta kërkon evidentimin dhe hetimin e çdo parregullsie që sipas tij ka cenuar procesin e zgjedhjeve dhe ka deformuar vullnetin e shumë qytetarëve. Meta shprehet se numri i lartë i votave të pavlefshme kërkon një hetim serioz.

Kreu i Shtetit shton se shashkat kanë për qëllim shpërqendrimin nga ajo që ka ndodhur në kutitë e votimit dhe gjatë numërimit, duke kërkuar numërimi dhe rinumërim të çdo vote sipas Kodit Zgjedhor.

“Falenderoj të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët morrën pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit.  Referuar të dhënave zyrtare të institucioneve shtetërore, përllogaritet që nga rreth 2.242.147 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 1.661.885 qytetarë.

Duke patur parasysh pamundësimin e ushtrimit të së drejtës së votës edhe përmes akteve të njëanshme normative, pjesëmarrja rekord më 25 prill e mbi 74% të qytetarëve rezidentë në Shqipëri me të drejtë vote, është shprehje e qartë e përgjegjësisë së lartë qytetare për fatet e vendit.

Ndërkohë që procesi zgjedhor vazhdon, e gjithë vëmendja duhet të jetë e përqendruar në evidentimin dhe hetimin e çdo parregullsie, që ka cenuar procesin dhe deformuar vullnetin e shprehur të qytetarëve. Numri rekord i më shumë se 5% të votave të pavlefshme, nga të cilat shumica absolute qartësisht nuk ka qenë e shprehje e vullnetshme e pavlefshmërisë, kërkon një hetim urgjent dhe serioz.

Asnjë zhvendosje fokusi, deri në fund të procesit! I vetmi hetim i vlefshëm tani është hetimi i votave të pavlefshme! Shashkat e provokatorëve kanë vetëm një qëllim, shpërqëndrimin nga ajo që ka ndodhur në kutitë e votimit dhe gjatë numërimit. Më i vlefshëm se kurrë, hetimi i votave të pavlefshme, me qetësi dhe transparencë maksimale! Çdo votë të numërohet dhe rinumërohet deri në fund sipas Kodit Zgjedhor!”, shkruan Meta./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!