Meta: Republika ka qytetarë të përgjegjshëm si Fahri Balliu  

schedule16:46 - 19 Tetor, 2020

schedule 16:46 - 19 Tetor, 2020

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një foto me analistin Fahri Balliu.

Ky i fundit shfaqet me maskë, ndërsa Meta e cilëson si qytetar të përgjegjshëm të Republikës.

Në mesazhin e tij Presidenti gjithashtu u kërkon qytetarëve të kujdesen për shëndetin e tyre në këto kohë të vështira.

“Republika ka qytetarë të përgjegjshëm si Fahri Balliu! Kujdesuni për shëndetin tuaj në këto kohë të vështira!”, shkruan Meta. g.v/abcnews.al