Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar. Meta shprehet se është bërë një krim Kushtetues, ligjor dhe moral i paamistueshëm.
“Mafia urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, shkruan presidenti Meta në rrjetin social “facebook”.
Statusi:
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3012408472138739