Meta reagon për mungesën e Gjykatës së Lartë

schedule16:00 - 21 Shtator, 2019

schedule 16:00 - 21 Shtator, 2019

Një raport monitorues i një organizate joqeveritare për situatën e krijuar në Gjykatën e Lartë jo funksionale, ka bërë që presidenti i Republikës ta risjellë në vëmendje numrin prej 30 mijë dosjesh në pritje shqyrtimi si dhe kohën e kërkuar. Përmes një statusi në Facebook, kreu i shtetit shprehet se askush nuk mban përgjegjësi publike për cënimin e të drejtave themelore të qytetarëve për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm, dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj. “Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve.” shkruan Meta, duke kërkuar marrja e masave që sa më shpejt qytetarët të kenë akses të plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!