Presidenti Meta ka reaguar për çështjen e kufirit detar me Greqinë, ku kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se Greqia do të zgjerohet deri në 12 milje në Jon.
Nga Vlora, Meta ka thënë se do i qëndrojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund.
“Shqiptarët duhet të jenë të sigurt që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, tha Meta.
Presidenti Meta ishte në ceremoninë në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilluar në Drashovicë, ku ndau disa çmime vlerësimi për atdhetarë të spikatur dhe u pyet mbi marrëveshjen detare Shqipëri- Greqi.
Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 e ka hedhur poshtë marrëveshjen detare me Greqinë. Gjykata Kushtetuese me Vendimin 15, datë 15.4.2010, e shfuqizoi marrëveshjen. /abcnews.al