Meta reagon për deklaratën e DASH: Respektimi i ligjit është mbi të gjitha

schedule19:56 - 22 Nëntor, 2019

schedule 19:56 - 22 Nëntor, 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit. Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e Tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.

Deklaratë e Presidentit të Republikës Ilir Meta:

Presidenti i Republikës, Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA. Presidenti Meta përshëndet qëndrimin e DASH se: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”. Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e Tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.

Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer. Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!