Meta reagon pas lajmit se Princi i Monakos rezultoi pozitiv me koronavirus: Shërim të shpejtë dhe të plotë

schedule18:51 - 19 Mars, 2020

schedule 18:51 - 19 Mars, 2020

Pas lajmit se dhe Princi i Monakos, Alberti II ishte prekur nga koronavirusi, presidenti Ilir Meta ka ndarë shqetësimin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Duke e konsideruar si një mik të Shqipërisë, Presidenti i uron shërim të plotë, ndërsa theksoin se kontributi i tij për të ardhmen e Principatës së Monakos është i pazëvendësueshëm.

Statusi:

Me shqetësim mora lajmin e prekjes nga pandemia globale COVID 19, të Princit të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, mik i shkëlqyer i Shqipërisë.
Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh Lartësisë së Tij, familjes dhe të gjithë popullit të Principatës së Monakos, solidaritetin dhe mbështetjen time e të popullit shqiptar!
Kontributi i Tij i vlefshëm për të ardhmen e Principatës së Monakos është i pazëvendësueshëm, sidomos në këto kohë sfidash të mëdha që të gjithë kombet kanë përpara!
Shpresoj që Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II të kthehet së shpejti në krye të punëve të Tij tepër të rëndësishme! ?????

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!