Meta: Qeveria vetëm improzivon, s’i kushton gjë të jap Remdesivir falas qytetarëve

schedule11:30 - 19 Shkurt, 2021

schedule 11:30 - 19 Shkurt, 2021

Presidenti Ilir Meta është shprehur se qeveria nuk ka asnjë plan në menaxhimin e situatës së COVID, por bën vetëm improvizime.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se qeverisë nuk i kushton asgjë që të blejë dhe të japë falas qytetarëve në spital dhe në banesa qytetarëve barnat ndaj Covid.

“Si president kam bërë dhe do të bëj çdo gjë që të ndihmoj qeverinë që të menaxhojë sam më mirë këtë situatë dhe gjithmonë kam shprehur dhe rezervat e mia . Ju siç e dini dhe në kodin penal unë punova me qeverinë që të shmangia një ngërç ligjorë. Konsensusin për pandeminë e prishi shkatërrimi i teatrit kombëtar në 2 të mëngjesit që tregoji se kishim të bënim me babëzi. Në mënyrë të vazhdueshme është vënë re se ka vetëm improvizime dhe asgjë serioze për situatën, vetëm angazhimi i bluzave të bardha  i cili është goditur rëndë për shkak të humbjes së jetës së mjekëve dhe e ka shumë të vështirë që të përballojë ngarkesën e jashtëzakonshme. Shtetit nuk i kushton asgjë që ilaçet e Covid si Remdesivir ta marrë me shumicë dhe qytetarët ti marrin falas dhe në spitale dhe në banesa jo ti marrin me çmim 10 fish apo 7 fish më shumë.

Si historia e borës i paralajmëruam për borën dhe instituti përkatës 5 ditë më parë tha se do të kishte reshje dhe probleme dhe e patë se çfarë gatishmërie kishte edhe aeroporti u bllokua e jo më rrugët e Shqipërisë”, ka thënë Meta.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!