Kreu i shtetit në një deklaratë për mediat është shprehur se qeveria duhet të kthejë vëmendjen te menaxhimi i situatës dhe jo të merret me padi ndaj qytetarëve si në rastin e dy motrave që humbën babain e tyre.
Ai ka theksuar se është pavend që institucionet të merren me një çështje të tillë, padi ndaj tyre mund të ngren mjekët dhe spitalet.
“Nuk do ishim të detyruar që të bëjë padi një institucion që nuk ka lidhje fare ndaj dy vajzave që kanë humbur babin e tyre. Padinë mund ta bëjnë mjekët dhe spitalet. Vetëm në shtete të hapura. I kërcënojnë me burg dhe nuk i lënë as të qajnë babain. I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverisë të përqëndrohen tek çështja më e madhe që ka vendi sot. Jo vetëm që i nderon, edhe pse nuk shqetëson, i akuzon shumë rëndë dhe i bën përgjegjës në mënyrë historike”, ka thënë Meta./abcnews.al