Meta publikon videon: Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time!

schedule22:35 - 19 Shkurt, 2020

schedule 22:35 - 19 Shkurt, 2020

Presidenti Ilir Meta ka publikuar pak minuta më parë një video me pamje nga aktivitete të ndryshe ku ai ka marrë pjesë gjatw detyrws si kryetar i shtetit.

‘Besëlidhje, Së bashku në 2 mars’, ky është hashatgu i videos, e shpërndarë nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Ndërkaq, në fund të videos, me këngën “Për ty atdhe” në sfond dëgjohet Meta teksa thotë se është Presidenti i të gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet të provohet kokëfortësia e tij.

“Ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve.  Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim’, thotë Meta në fund të videos.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!