Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka falënderuar vendet e BE-së për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë për të përballuar situatën nga COVID-19.
Në një status në “Facebook”, Meta ka shpërndarë videon e Bashkimit Evropian, ku ambasadori Luigi Soreca bën thirrje në shqip për t’u kujdesur për shëndetin.
“Falënderim dhe mirënjohje të thellë vendeve mike të Bashkimit Evropian për ndihmën bujare të dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të COVID-19. Së bashku do t’ia dalim!”, shkruan Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3387100344669548
/abcnews.al/