Meta publikon këngën e huaj për TK: Duhet të zgjohemi për të krijuar një front të përbashkët

schedule10:12 - 25 Maj, 2020

schedule 10:12 - 25 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për shembjen e Teatrit Kombëtar. Kreu i Shtetit ka ndarë në rrjetet sociale këngën e dy muzikantëve Marco dhe Daria Zappa, “Atë natë të shtune, përse?”.

Sipas Presidentit shembja e teatrit ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë. “Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, shkruan Meta mes të tjerash.

Mesazhi nga Ilir Meta:

Shembja brutale e Teatrit Kombëtar, ka indinjuar jo vetëm artistët në Shqipëri, por edhe në Europë, të cilët revoltën e tyre kundër dhunës dhe barbarisë ndaj trashëgimisë kulturore e historike të vendit tonë po e shprehin me art.

“Atë natë të shtune, përse?”, është kënga homazh që dy muzikantët e mirënjohur Marco dhe Daria Zappa kanë krijuar si shprehje të dhimbjes për shkatërrimin kriminal të vlerave kulturore të kombit tonë nga dhuna e pushtetit.

Një këngë homazh që duhet të na zgjojë dhe frymëzojë të gjithëve, për të krijuar një FRONT TË PËRBASHKËT PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË.

ATË NATË TË SHTUNE, PËRSE?

E latë dalëngadalë të vdesë,

E katandisët dalëngadalë

Në një gërmadhë

Pastaj një të shtunë, natën

Goditja finale!

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre

Që për njëzet e shtatë muaj,

Çdo mbrëmje, çdo natë

Besuan tek kjo ëndërr

Zemrën e tyre që rrihte.

Përse?

Dhuna e një pushteti

Kujton të kaluarën

S’e bëri tërmeti,

E bëri pushteti

Fikët një qiri

Që i jepte dritë qytetit

Dhe ne pyesim veten: Përse?

Sa bukur ishte të luaje

Në këtë teatër të mrekullueshëm

Po, pak i vjetër dhe i lënë pas dore

Por e vërtetë, i ngrohtë dhe shumë i dashur.

Shkatërruat një histori,

Duke mbytur çdo shpresë.

Përse? Përse? Përse?

Dhuna e një pushteti

Kujton të kaluarën …

S’e bëri tërmeti,

E bëri pushteti

Fikët një qiri

Që i jepte dritë qytetit

Dhe ne pyesim veten: Përse?

Unë jam Teatri

Unë jam Shqiptar

Fikët një qiri

Që jepte dritë…

Që i jepte dritë qytetit

Përse? Përse? Përse?

E latë dalëngadalë të vdesë,

E katandisët dalëngadalë në një gërmadhë

Pastaj një të shtunë, natën

Policia dhe buldozeri

Mospërfillës ndaj të gjithë atyre që …

Çdo mbrëmje, çdo natë,

Besuan te Teatri,

Te një zemër që rrihte

Fikët një qiri

Fikët një flakë!

Që na jepte jetë të gjithëve … ne!