Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në zyrë eurodeputeten Doris Pack.
Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i shtetit me anë të një postimi në Facebook, teksa e cilëson Pack si një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë.
“Kënaqësi të takohesha sot me Doris Pack, një mbështetëse e flaktë e Shqipërisë, e ndershme dhe me integritet, siç duam t’i shohim të gjithë përfaqësuesit evropianë”, shkruan Meta.
Takimi i Metës me pak vjen në një kohë kur klima politike në vend është tensionuar, ndërsa Presidenti është përplasur sërish me mazhorancën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al