Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta pret në në Presidencë banorë të Selenicës: M’u ankuan për anulimin e projektit të rrugës

schedule14:26 - 1 Tetor, 2020

schedule 14:26 - 1 Tetor, 2020

Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë një përfaqësi të banorëve të Bashkisë Selenicë. Kreu i shtetit bën të ditur në një postim në rrjetet sociale se banorët i shprehën shqetësimin për anulimin e ndërtimit të segmentit “Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë”, duke kërkuar realizimin e shpejtë të projektit.

Metha thekson se ka shprehur mbështetjen e tij për realizimin e kërkesës së drejtë të këtij komuniteti.

E plotë nga Ilir Meta:

Me shumë kënaqësi, prita me kërkesë të tyre, një përfaqësi të banorëve të Bashkisë Selenicë, të cilët më shprehën shqetësimin për anulimin e ndërtimit të segmentit “Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë”, duke kërkuar realizimin e shpejtë të projektit.

Në vlerësim edhe të kontributit të dhënë ndër vite nga Bashkia Selenicë për zhvillimin ekonomik të zonës dhe të mbarë vendit, shpreha mbështetjen time të plotë për realizimin e kërkesës së drejtë të këtij komuniteti, duke u angazhuar për të vënë në lëvizje të gjitha institucionet shtetërore.

Zëri i qytetarëve të Selenicës duhet të dëgjohet nga të gjithë!

g.v/abcews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!