Meta pret banorët e Unazës së Re

schedule13:00 - 3 Shkurt, 2019

schedule 13:00 - 3 Shkurt, 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot një përfaqësi të banorëve të “Unazës së Re”. Kërkesa për këtë takim ishte bërë nga vetë banorët, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga projekti i segmentit rrugor “Mbikalimi i pallatit me shigjeta-Rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’”.

Gjatë kësaj dëgjese me qytetarët, Presidenti Meta u informua në detaje, në lidhje me të gjitha shqetësimet dhe problematikat e këtij komuniteti që ende nuk janë zgjidhur nga institucionet përkatëse.

Presidenti Meta theksoi se e ka ndjekur me shumë shqetësim dhe vëmendje maksimale situatën, si dhe ka kërkuar prej kohësh me insistim informacion zyrtar shterues nga të gjitha instancat shtetërore përgjegjëse për këtë çështje.

Presidenti Meta u garantoi banorëve të “Unazës së Re” se së shpejti do të mbajë një qëndrim të qartë zyrtar, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë në përputhje me kornizën kushtetuese e ligjore, si dhe në interesin më të mirë publik e qytetar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!