Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se përpjekjet e tij për të bashkuar vendin në procesin e Integrimit është minuar.
Ai deklaroi se tashmë do të kalojë më pak kohë me Tiranën politike dhe do i përkushtohet Shqipërisë së qytetarëve.
LEXO EDHE: Meta: Me konsensus apo jo, do shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve
“Pas furtunës që u ngrit javën e kaluar kam bërë transparente përpjekjet e mia për integrimin e Shqipërisë.
Përpjekjet e mia që ky moment ta gjente vendin më të bashkuar u minua. Unë do të kaloj më pak kohë me Tiranën politike dhe do i përkushtohem Shqipërisë së qytetarëve”, tha Meta./abcnews.al