Meta për ABC: Sot jam i qetë sepse fjalën e ka sovrani, prokuroria të hetojë krimet zgjedhore

schedule11:03 - 25 Prill, 2021

schedule 11:03 - 25 Prill, 2021

Në një prononcim për gazetarin e ABC Aldo Kozarja, presidenti Ilir Meta ka deklaruar se sot e ka fjalën sovrani duke shtuar se ka besim në vullnetin e tij. Meta bëri thirrje për qetësi dhe vigjilencë ndërsa edhe njëherë tjetër i kërkoi prokurorisë dhe policisë të hetojnë krimet zgjedhore për të parandaluar çdo incident.

“Patjetër se është ditë e mrekullueshme. Gjithkush do mendonte se jemi në Napoli dhe jo në Elbasan. Elbasani është një thesar. Besoj që duhet të jetë dhe do të jetë me kontributin e çdo qytetari të këtij vendi do të jetë ditë e madhe për Shqipërinë që t’i thotë Europës se është gati për të çelur negociatat me Europën për të lënë pas zgjedhjet e shëmtuara

Sot jam I qetë sepse e ka fjalën sovrani dhe e di që sovrani nuk gabon. Të ruajmë të këtë qetësi. Të jemi të duruar nëse ka ndonjë defekt teknik. Të jemi vigjilentë. Mendoj që prokuroria dhe policia duhet të vazhdojnë të hetojnë edhe tani krimet zgjedhore në mënyrë që të parandalohet ndonjë incident në minutat në vazhdim”, deklaroi Meta./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!