Komisioni i Venecias në opinionin paraprak shprehet se nuk ka bazë për shkarkimin e Presidentit lidhur me këtë çështje. Po ashtu Komisioni Venecia hedh hije dyshimi mbi mënyrën e veprimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në fundjavë pritet të mbërrijë opinioni paraprak i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në statusin e tij në rrjetin social “Facebook” është shprehur se është ende heret për të arritur në komente përfundimtare dhe se sipas tij drafti është dërguar për tu konsultuar nga palët.
Balla thekson se deri në marrjen e opinionit përfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga Presidenca nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend.
Statusi:
Komisioni i Venezias na ka vene ne dizpozicion nje “draft paraprak” te Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, per te cilin na eshte kerkuar nga ana e tyre te ruajme strikt konfidencialitetin dhe te mos bejme asnje koment, sepse drafti eshte derguar per tu konsultuar dhe komentuar nga palet.
Shperndarja e copezave apo fjalive te vecanta ne raste te meparshme te drafteve paraprake ka demtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias. Prandaj ne do te ndjekim ne menyre strikte agjenden dhe respektojme kerkesen per konfidencialitet prej vete Komisionit te Venecias deri ne miratimin e nje opinioni final zyrtar.
Nderkohe ekspertet tane do te pergatisin sipas kerkeses se vete procesit, per reflektimet e pretendimeve te paleve ne Opinionin Perfundimtar. Kjo do te thote po ashtu, se deri ne marrjen e Opinionit perfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, per te respektuar deri ne fund Komisionin e Venecias.
/abcnews.al

