Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta ngushëllon Lulzim Bashën për humbjen e babait: U prehtë në paqe

schedule23:29 - 31 Tetor, 2021

schedule 23:29 - 31 Tetor, 2021

Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha për humbjen e të atit.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale i shpreh ngushëllimet Bashës dhe familjes së tij.

Lexo edhe: Ndahet nga jeta babai i Lulzim Bashës



“Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të z.Xhelal Basha. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta z.Lulzim Basha për humbjen e rëndë të babait, si dhe të gjithë familjes Basha! U prehtë në paqe!” shkruan Meta.

Xhelal Basha u nda nga jeta ditën e sotme pas disa kohësh luftë me një sëmundje të pashërueshme.

Kujtojmë se kohët e fundit për sa i përket politikës mes Metës dhe Bashës ka pasur një përplasje ku kreu i PD-së i ka cilësuar, Berishën Metën dhe Ramën si trekëndëshi i Bermudës.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!