Presidenti Ilir Meta këtë të dielë është ndalur në Ishëm.
Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se Ishmi është vendbanimi i lashtë për ilirët, simbol i qëndresës gjatë betejave për liri.
Ndër të tjera Meta thekson se është e rëndësishme që të ruhet trashëgimia kulturore dhe historike, të mbrohet mjedisi dhe të fuqizohet më shumë ekonomikisht komunitetin, ku punësimi i të rinjve të jetë prioritet kryesor.
Postimi i plotë:
Sot në Ishëm, në këtë vendbanim të lashtë ilir, simbol të qëndresës dhe kala të pamposhtur të betejave për liri të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku trashëgohen brez pas brezi vlerat më të spikatura atdhetare dhe kulturore.
Ishmakët e duan lirinë dhe artin. Brezi i ri më shumë se të gjithë! Jemi krenarë për gjithçka që Ishmi përfaqëson në historinë e qytetërimit tonë.
E rëndësishme të ruajmë trashëgiminë kulturore dhe historike, të mbrojmë mjedisin dhe të fuqizojmë më shumë ekonomikisht komunitetin, ku punësimi i të rinjve të jetë prioritet kryesor.e.su. /abcnews.al
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3432181560161426/