Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta: Nëse do ishin ndjekur hapat e presidentit nuk do ishim sot pa Gjykatë Kushtetuese

schedule14:01 - 17 Gusht, 2020

schedule 14:01 - 17 Gusht, 2020

Gjatë konferencës me gazetarët presidenti Ilir Meta është pyetur lidhur me vendimin e KED për t’i ndaluar Regleta Panajotit kandidimin për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Meta tha se nëse do ishin ndjekur hapat zyrtarë të presidentit vendi sot nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese.

Ai ironizoi duke deklaruar se vendi është këtu sepse jemi sjellë në mënyrë të papërgjegjshme me Kushtetutën që prej vitit 2008

“Kam zero koment në këtë moment. Nëse do të ishin ndjekur hapat zyrtarë të Presidentit, Shqipëria nuk do të ishte asnjë orë dhe asnjë sekondë pa Gjykatë Kushtetuese.

Të gjithë odisenë e dini ju. Imediate sot është shëndeti i njerëzve sepse mund të vazhdojë gjatë, është mungesa e përgjegjësisë për të dhënë mbështetje për sektorin e shëndetësisë, për të gjithë mjekët për të gjithë personelit që po lufton dhe rraskapitjet për të përballuar këtë situatë

Për Kushtetutën kremi tre vjet që flasim . Jemi këtu se jemi sjellë në mënyrë të papërgjegjshme me kushtetutën e Shqipërisë që nga prilli i vitit 2008″, tha Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!