Presidenti i Republikës, Meta është në Strasburg, ku u takua me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.
Meta i dorëzoi Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.
Presidenca shton në njoftimin zyrtar se Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri.
Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, Albana Dautllari.
Meta do të jetë në 11 dhe 12 Shtator në mbledhjen plenare të Venecias që do të shqyrtojë çështjen e shkarkimit të tij./ABC News Albania 24/7