Presidenca ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili theksoi se shqiptarët duan ta shikojnë kreun e shtetit Ilir Metën, në SPAK.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë, është shprehur se SPAK nuk kanë bërë asnjë hetim për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu, duke iu referua Ardian Dvoranit, që sipas tij ndonëse u cilësoi kampion i luftës kundër korrupsionit nga Sekretari i Shtetit, u shënjestrua nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa për këtë fajësoi Ilir Metën.
Ndërkohë presidenca në reagimin e saj thekson se Dvorani është ai që pengoi çdo mjet të drejtësisë vetëm që të mos jepte llogari Rama.
Sipas zëdhënësit të presidencës, Tedi Blushi thuhet se ishte shkelja e ligjit dhe e kushtetutës për mbrojtjen e Dvoranit u vërtetuan edhe nga Komisioni i Venecias.
LEXO EDHE: Pas Berishës, Rama: E gjithë Shqipëria do Metën para SPAK-ut
“Të gjithë shqiptarët mezi po presin të dinë ÇFARË E MBAN PENG “Dvoranin” e Qeverisë tek Dvorani i “Drejtësisë”?
Të gjithë shqiptarët e dinë se:
? 1. Dvorani pengoi me çdo mjet, qëllimisht dhe për llogari vetëm të Ramës, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke falsifikuar, manipuluar e shkelur Kushtetutën dhe ligjet e drejtësisë, vetëm e vetëm për të siguruar pandëshkueshmërinë e Ramës.
? 2.Dvorani u provua zyrtarisht se fshehu pasurinë.
? 3. Por Vettingu i partisë në mënyrë skandaloze dhe të paligjshme mbylli sytë për këtë fshehje të pasurisë dhe ky është fakt që nuk mbulohet dot kurrë.
? 4. Shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit për Dvoranin e partisë-shtet i vërtetoi botërisht edhe Komisioni i Venecias.
? 5. Nëse do të ekzistonte vërtet Reforma në Drejtësi, Dvorani do të duhej të ishte i pari përpara drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.
Të gjithë shqiptarët duan të dinë çfarë e detyron Ramën, Kampionin e Korrupsionit që e ktheu Shqipërinë një narkoshtet dhe të dytin në botë për korrupsionin, që të kthehet në Avokatin e Dvoranit?
Është e qartë, se mbrojtja që i jepet Dvoranit në publik nga partia, është thirrja publike për organet e drejtësisë që të mos shkelin vijën e partisë në zbatimin e drejtësisë me regji, se përndryshe do kenë pasoja.
Rama-Dvorani dhe Dvorani-Rama binomi i pandarë i antishtetit, dhunimit të Kushtetutës dhe ligjit, falsifikimit të dokumentave zyrtarë dhe kapjes së shtetit për llogari të partisë.
Koha e “opozitarizmit” të tredhur nga korrupsioni qeveritar po skadon me shpejtësi. Çkapja e shtetit nis nga çkapja e opozitarizmit.
ASGJE NUK DO TA NDALË ZBARDHJEN E SKANDALEVE TË NARKOQEVERISË SADO TË GULÇOJË GRUAJA E BILALIT!”, shkruan Blushi./abcnews.al
vijon…