Meta në ceremoninë e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut: Krimi që shokoi botën

schedule10:54 - 15 Janar, 2020

schedule 10:54 - 15 Janar, 2020

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Kosovë për të përkujtuar 21-vjetorin e masakrës së Reçakut. Meta ishte pranë kreut të shtetit kosovar, Hashim Thaçi.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se masakra e Reçakut shokoi mbarë botën, por sipas tij tregoi edhe se liria dhe dinjiteti njerëzor gjithmonë triumfojnë ndaj dhunës dhe barbarizmit.

“Ishte një detyrim i imi për të qenë sot këtu, se bashku me presidentin Thaçi dhe gjithë ju për tu përulur me nderim përpara sakrifikimit të fëmijëve, banorëve të Reçakut të masakruar barbarisht 21 vite më parë. Ishte kjo masakër e pashembullt që shokoi mbarë botën por edhe që vuri në lëvizje diplomacinë botërore. Kjo masakër por edhe të tjera në kuadër të një plani për spastrimin etnik, tregoi se liria dhe dinjiteti njerëzor gjithmonë triumfojnë ndaj dhunës dhe barbarizmit. Ishte kjo sakrificë që solli edhe lirinë kombëtare. Sot është koha vetëm për të kujtuar këtë ngjarje, por edhe për të kujtuar se drejtësia do të shkojë deri në fund për të gjitha ata që krijuan këtë masakër. Kjo është edhe rruga më e mirë drejt pajtimit në rajonin tonë”, tha Meta.

Sot bëhen 21 vite, kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen një nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak. Më 15 Janar 1999, në në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!