Meta në 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës: Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një të re

schedule13:34 - 2 Mars, 2021

schedule 13:34 - 2 Mars, 2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në kuadër të 577-vjetorit e Besëlidhjes së Lezhës.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se vepra e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë!

Ndër të tjera ai thekson se tashmë koha i thërret shqiptarët në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit.

“Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit më gjithëpërfshirës të të gjithë shqiptarëve përballë rrezikut të asimilimit dhe shkombëtarizimit, vepra e ndritur e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë!

Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit 2021”, shkruan Meta./e.su.abcnews.al