Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur ortoped , Panajot Boga.
Kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook, shkruan se mjekësia shqiptare ka humbur mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik dhe aplikuesin vizionar të shkencës progresive në fushën e Ortopedisë.
Ndër të tjera Meta thekson se largimi i Bogës ka lënë pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve.
Reagimi i plotë:
Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të nderuar dhe mjekut të shquar të Ortopedisë shqiptare, Panajot Boga.
Mjekësia shqiptare humbi mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik dhe aplikuesin vizionar të shkencës progresive në fushën e Ortopedisë, i cili la pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve.
Ngushëllime të sinqerta familjes së dashur Boga, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë komunitetit të mjekëve.
I përjetshëm kujtimi i Profesor Bogës!
Ndërkohë më herët për ndarjen nga jeta të mjekut Boga ka reaguar edhe ish ministri i Shëndetsisë Tritan Shehu dhe rektori i Universitetit të Mjeksisë Arben Gjata./abcnews.al