Meta mesazh Ramës, dekoron Avni Rustemin: Asgjësoi armikun e brendshëm

schedule16:15 - 22 Shtator, 2020

schedule 16:15 - 22 Shtator, 2020

Presidenti Ilir Meta vlerësoi ditën e sotme me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës heroin e popullit, Avni Rustemi. Motivacioni i vlerësimit sipas kreut të shtetit lidhet me faktin se Avni Rustemi asgjësoi armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes se pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar.

Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë për aktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes se Pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali, kam sot nderin dhe privilegjin të vlerësoj Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës.

Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës” theksoi Ilir Meta.

Por kjo dekoratë në këto momente duket se është një mesazh i koduar, që Ilir Meta i dërgon Edi Ramës, që nuk e kursen asnjëherë në daljet publike, por edhe postimet në rrjetet sociale se ka minuar demokracinë dhe po kthen vendin në diktaturë.  Pak kohë më parë, Ilir Meta u shpreh se “Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokolit, Vojo Kushi dhe jo Gruevskit“. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!