Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar, Avni Mula.
Kreu i shtetit shkruan mes të tjerash se ndihet i pikëlluar për këtë humbje të madhe që lë pas shumë dhimbje.
“Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë!
Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje!
Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve!
Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij!
Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!”, shkruan Meta.
Avni Mula mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme në moshën 92-vjeçare. g.v/abcnews.al