Meta me të rinjtë në Jalë: PL nuk do të jetë më një “king-maker”, por do t’i japë forcë sovranit

schedule21:38 - 22 Gusht, 2022

schedule 21:38 - 22 Gusht, 2022

Partia e Lirisë ka startuar mbrëmjen e së hënës kampingun veror në Jalë.

Në fjalën e tij para të rinjve, kreu i PL, Ilir Meta, deklaroi se partia e tij nuk do të luajë më rolin e “Kingmaker-it”, por do t’i japë pushtetin sovranit.

Shqipëria duhet të jetë e para në rajon për të mbështetur arsimin. E para për të krijuar vende të reja pune. Përse Maqedonia e Veriut ka shumë zona të lira, si Shkupi 1, Shkupi 2 mbi 10-15 vjet që janë krijuar. Shikoni ça prioriteti i jepet të rinjve. Kurse këtu kemi pastrimin e parave dhe ekspansionin  e

Ndraghetas në shoqërinë tonë. Këtu kemi kullat me 4-5 mijë euro metri katror, sepse mendojmë se do vijnë ata që do blejnë pasaportat këtu. Kurse për një çift të ri të fejuar, ose martuar ne e dimë sa vite punë duhen për të blerë një shtëpi në Tiranë. Partia e Lirisë nuk synon më të jetë një forcë “king-maker”. Por synon t’ia japë pushtetin “King-ut” dhe “King-u” është populli i Shqipërisë, është sovrani nëpërmjet referendumit. Kjo garanton që Shqipëria do të jetë e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë sot e përgjithmonë”, tha Meta.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!