Meta me ambasadorin meksikan në Shqipëri: Liberalizoni regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë

schedule09:56 - 12 Mars, 2021

schedule 09:56 - 12 Mars, 2021

Presidenti Ilir Meta këtë të premte ka pritur në Presidencë, ambasadorin e Meksikës në Shqipëri, Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se në këtë takim i ka kërkuar ambasadorit meksikan që Meksika të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

“Pata kënaqësinë të prisja Ambasadorin e ri të Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri, Sh.T.Z. Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Shpreha interesin për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, në turizëm, kulturë dhe në fusha të tjera.

I kërkova Ambasadorit Zepeda, që edhe Meksika, ashtu si edhe Shqipëria më parë, të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Duke shprehur rëndësinë, që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Meksikën, i urova suksese Ambasadorit dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm në vendin tonë”, ka shkruar Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!