Meta larg realitetit politik, shfaqet në shoqëri të veçantë në Malin e Dajtit

schedule12:12 - 9 Janar, 2022

schedule 12:12 - 9 Janar, 2022

Presidenti Ilir Meta duket se këtë të dielë ka zgjedhur që ta kalojë në natyrë, larg nga situata e tensionuar e krijuar në kampin opozitar.

Kreu i shtetit ka zgjedhur që këtë ditë pushimi t kalojë në malin e Dajtit. Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka postuar një foto ku shfaqet mes dy kuajve.

Përkrah fotos ai shkruan, “Liria e tyre është kaq frymëzuese! Nga Dajti ju uroj një të diel të bukur”.

Ndërkohë një ditë më parë në protestën e dhunshme të zhvilluar par selisë së PD-së, presidenti Metan bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë duke theksuar rëndësinë e protestës paqësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!