Presidenti Ilir Meta kishte një paralajmërim të fortë sonte, përfshirë edhe për Monika Kryemadhin. “Nëse në 25 prill do preket qoftë edhe një votë do t’i pritet dora në mes të sheshit Skënderbej qoftë Monika Kryemadhit, qoftë Bashës, qoftë Ramës.
Do t’ja pres unë dorën Kryemadhit dhe cdokujt aty nëse preket vota. Nëse ka një bandit që do të tentojë të bëjë blerjen e votave si në Shijak dhe Dibër do ua pres unë dorën, unë presidenti i Shqipërisë” tha Meta në News24.
Por cfarë ndodh nëse Edi Rama fiton mandatin e tretë? Këtu, Meta vendosi një bast të fortë. “Nëse Rama fiton 71 mandate pa prekur votën unë jap dorëheqjen dhe kaloj në opozitë” tha ai./ db/ Abcnews.al

