Meta kujton rastin e Rumanisë, sërish thirrje qytetarëve për 2 marsin: Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar

schedule15:44 - 26 Shkurt, 2020

schedule 15:44 - 26 Shkurt, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta mnë kuadër të thirrjes për tubimin e 2 marsit është shrpehur se në mbrojtje të kushtetutës dalin të gjithë ato që e duan demokracinë.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se edhe presidenti i një vendi në BE siç është presidenti i Rumanisë, para tre vitesh ka dalë në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës nga një mazhorancë dhe Parlament plotësisht kushtetues.

NDër të tjera në reagimin e tij Meta ka theksuar se nuk ka vend në Europë ku një dorë e vetme, pasi kalon ligj pas ligji anti-kushtetuese, mbush zyrat e shtetit me trafikantë e kriminelë dhe ngre celula mafioze në krye të ministrisë së Drejtësisë, me qëllim për të kapur edhe drejtësinë.

Kujtoj se vetëm 3 vite më parë, Presidenti i Rumanisë mike, vend anëtar në NATO dhe në Bashkimin Europian, doli në…

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 26. Februar 2020

Postimi i plotë:

Kujtoj se vetëm 3 vite më parë, Presidenti i Rumanisë mike, vend anëtar në NATO dhe në Bashkimin Europian, doli në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës nga një mazhorancë dhe Parlament plotësisht kushtetues.

Presidenti rumun ju bashkua protestave të mëdha popullore kundër korrupsionit, arbitraritetit, vendimeve të marra në errësirë, ndryshimeve mafioze të legjislacionit në fuqi nga deputetët legjitimë, por në konflikt të hapur interesi, si dhe pastrimit të politikës nga kriminelët.

Për të gjithë ata që bëjnë sikur harrojnë, po u sjell në vëmendje rastin e freskët të këtij shteti anëtar të NATO-s dhe BE-së, ku Presidenti dhe populli protestuan së bashku kundër qeverisjes së mbrapshtë.

Nuk vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë që prej dy vitesh.

Nuk ka vend në Europë ku një dorë e vetme, pasi kalon ligj pas ligji anti-kushtetuese, mbush zyrat e shtetit me trafikantë e kriminelë dhe ngre celula mafioze në krye të ministrisë së Drejtësisë, me qëllim për të kapur edhe drejtësinë.

Nuk ka vend anëtar të NATO-s, ku korrupsioni shkatërron çdo ditë ekonominë, ku mungon totalisht llogaridhënia në çdo nivel dhe ku është asgjesuar balanca e pushteteve.

Nëse ne Rumani, Presidenti dhe populli u detyruan të dilnin në protestë për një situatë aspak normale, në Shqipëri situata është aq herë më e rëndë, sa Presidenti së bashku me popullin duhet të dilte çdo ditë në shesh.

Ndaj për këdo që e ka harruar apo nuk do ta kujtojë rastin e Rumanisë, po ia risjell në vëmendje, duke i ftuar sërish shqiptarët në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Manifestimin Mbarëkombëtar, të paparë ndonjëherë në Shqipëri, kundër grushtit të shtetit.

Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar! 🇦🇱

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin