Meta kthen aktin për ndryshimin e buxhetit: Vijon teoria “fakt i kryer”, fondi për Teatrin anti-kushtetues

schedule11:21 - 5 Gusht, 2021

schedule 11:21 - 5 Gusht, 2021

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për shqyrtim ndryshimin e buxhetit për vitin 2021, duke theksuar se alokimi i fondit shtesë 900 mln lekë për Bashkinë e Tiranës me qëllim ndërtimin e godinës së re të Teatrit është në shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Meta shprehet se ky akt normativ shkel parimin e shtetit të së drejtës duke i kërkuar qeverisë të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën për miratimin e tij. Ai shton se fondi akordohet për një projekt dhe pronë që sipas Gjykatës Kushtetuese nuk është në kompetencën e Bashkisë së Tiranës.

Meta thekson se Kuvendi dhe qeveria “përmes teorisë së “faktit të kryer”, njësoj si me aktin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar, kanë ushtruar presionin publik politik ndaj vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese”.

“Akti Normativ shkel parimin e shtetit të së drejtës, Qeveria të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën. 900 mln lekë për Teatrin e ri, Qeveria dhe Kuvendi vazhdojnë të miratojnë vendime nën frymën e akteve antikushtetuese Qeveria dhe Kuvendi kanë shkelur, anashkaluar dhe sfiduar hapur autoritetin vendimmarrës të Gjykatës Kushtetuese.

Fondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë

Antikushtetutshmëria e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar, tek Bashkia Tiranë ishte objekt vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese

Qeveria dhe Kuvendi, përmes teorisë së “faktit të kryer”, njësoj si me aktin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar, kanë ushtruar presionin publik politik ndaj vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

Qeveria dhe Kuvendi kanë krijuar një tjetër situatë absurde, duke thelluar paligjshmërinë dhe antikushtetutshmërinë . Fondet për godinën e re të Teatrit Kombëtar, paligjshmëria dhe antikushtetuetshmëria as mund të mendohet se mund të ndodhë në një shoqëri demokratike ku sundon ligji dhe shteti i së drejtës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar ka hyrë në fuqi, ndaj Akti Normativ bie hapur ndesh me të. Prioriteti i parë dhe themeltar për vitin 2021 duhet të ishte përballimi i pasojave të COVID-19, por Qeveria në 22 qershor 2021 në mënyrë antikushtuese vendos të akordojë fond për Bashkinë Tiranë për ndërtimin e Teatrit dhe për blerje dronësh!

Qeveria të japë mbështetje edhe më të madhe buxhetore për përballimin e nevojave për vaksinimin e popullsisë dhe pasojave që pandemia i ka shkaktuar ekonomisë së vendit!është tregues i programimit të dobët financiar”, thuhet në argumentin e presidentit Ilir Meta. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!