Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbrëmjen e sotme gjatë mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike foli për krizën në vend dhe tha se përveç faktorëve të jashtë, shkaktohet edhe nga qeverisja.
Meta: Kriza ekonomike është shkaktuar jo thjesht nga faktorë të jashtëm por nga qeverisja dhe korrupsioni skizofrennik i kësaj qeverie. Është e rëndësishme të denoncojmë qartë këto skandale shokuese si porti i Durrësit apo afera më e freskët e Lekaj-Fier, por njëkohësisht edhe çmontimin e buxhetit në favor të oligrakëve dhe klientëve të Edi Ramës dhe shkon në përfitimin e tyre dhe në dëm të qytetarëve.
Meta tha se “në vend të mbështetjes së qytetarëve, Edi Rama do t’u japë klientëve të vet vetëm në një vit me koncesione 120 milionë euro.”
Sipas tij qeveria ka parashikuar 130 milionë euro taksa të reja.
Meta: Totali i kostos se shërbimit të borxhit ne vitin 2023 do te arrije nje shume rekord ne vitin 2023 ne 136.4 miliard leke, ose ne rreth 1.15 miliard euro me nje rritje ne 69% krahasuar me vitin 2022. Totali i kostos se sherbimit te borxhit do te jete pothuajse i barabarte me buxhetin e Ministrise se Bujqesise, te Ministrise se Arsimit dhe Ministrise se Shendetesise te marra se bashku per vitin 2023. Do te jepen 1 miliard euro per 7 koncesione dhe do te vazhdojne rruget e florinjta qindra milion euro.
Sipas tij, do të rritet më tej rreziku i evazionit fiskal me vendosjen e e gjobave në 10 fish të dëmit të shkaktuar.
Meta: I jepet nje goditje prodhimit vendas se industrise se pijeve si rezultat i rritje se aksizes. Do te rritet me tej rreziku i evazionit fiskale me vendosjen e gjobave ne 10 fish te demit te shkaktuar Nuk ka rritje te pagave te punonjsve te administrates shterore per vitin 2023, pavarsisht se rritja e cmimeve ka vazhduar te jete e larte dhe do te jete perseri ne vitin 2023
Rritje te pages ka vetem arsimi dhe shendetesia ne masen 6%, e cila dhe vete kjo nuk mbulon as nivelin e indeksimin te tyre nga rritja e cmimeve.
Rritja e pensioneve eshte qesharake, perderisa per vitin 2023 eshte parashikuar nje fond prej 1.2 miliard leke ose nje rritje prej 0.7% as një kafe./Abcnews.al/