Presidenti Ilir Meta ka folur sot për dy gabimet historike të opozitës siç e quajti ai.
Gjatë emisionit “Opinion”, Presidenti Meta kritikoi dy herë opozitën duke deklaruar se ajo ka bërë gabim historik për largimin nga institucionet.
“Ata kanë bërë një gabim historik me largimin nga parlamenti. Ashtu si Edi Rama ka një përgjegjësi historike që vrapoi për t’i zëvendësuar. Sipas Kushtetutës një deputet duhet 30 ditë për ta zëvendësuar. Ilir Meta i është drejtuar shqiptarëve për të kthyer rendin kushtetues”, tha Meta.
Presidenti tha se megjithëse mazhoranca ja ktheu dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, populli u përgjigj duke mos marrë pjesë në votime.
Por duke iu kthyer cështjes së 13 tetorit të cilën ai e dekretoi si datën e re të zgjedhjeve, Meta shtoi se fakti që në atë ditë ato nuk u zhvilluan është faji i opozitës.
“Mazhoraca ja ktheu dekretin presidentit por populli fare bëri. Nuk doli në votime 5% dolën. 27 ditë që të dilnin rezultatet 13 tetori ishte gabimi i opozitës”, tha Presidenti.
Ndërkaq, gjatë debatit, gazetari Andi Tela e pyeti kreun e shtetit nëse do t’i kërkonte falje popullit, pasi ndihmoi në ardhjen e “rilindjes” në pushtet.
Pjesë nga debati:
Andi Tela: Para se të bëni këto veprime, çdo mëngjes që bëni thirrje për popullin duhet t’i kërkoni falje edhe popullit që sollët Rilindjen në pushtet
Ilir Meta: Nuk dua të flas si ish kryetar i LSI, i ka dhënë rrotacionet më të dobishme të vendit në 2005. Në 2013 bëri një kontratë me PD dhe më pas i dha dorën.
Andi Tela: A u kërkoni ju falje atyre votuesve që ndihmun Rilindjen të vijë në pushtet?
Ilir Meta: Kjo krizë zgjidhet vetëm nga qytetarët. Ne tani duhet ta zgjidhim. Edhe zgjedhje parlamentare, edhe lokale edhe të presidentit, këtë kërkova unë…