Meta, kandidim në listë të hapur/ Demalia: Partia e Lirisë ka ekzistuar në bazë të parave të korrupsionit

schedule13:39 - 12 Mars, 2025

schedule 13:39 - 12 Mars, 2025

Analisti Ilir Demalia thotë Partia e Lirisë ka ekzistuar në bazë të parave të korrupsionit, teksa kreu i saj, Ilir Meta kërkon të kandidojë në listë të hapur.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Demalia u shpreh se PD nuk i ka fituar kurrë vetëm zgjedhjet.

“Ilir Meta do të dalë në listë të hapur, ajo parti ka pasur forcë, ka ekzistuar në bazë të korrupsionit që ka pasur. PD nuk ka fituar kurrë vetëm si parti, përveç zgjedhjeve të 1992. Kemi një element që duhet parë me kujdes. Shërbimet e huaja të fqinjëve tanë, nuk duan që Rama të fuqizohet sa të ketë 95 mandate, për ndryshimin e kushtetutës. Ka të dhëna dhe fatkeqësi e madhe, ku është Shërbimi Kombëtar? Nuk ka mundësi, para se të ndodhë gjyqi, i di Berisha të gjitha”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!